Categories Lajme

13 vite në sistemin e drejtësisë, gjyqtari i Vlorës Ervin Trashi del sot në vetting

Gjyqtari i Vlorës, Ervin Trashi do të përballet të martën më 9 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Ervin Trashi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2007, gjyqtari Ervin Trashi deklaronte kursime në vlerën e 400 mijë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij kap vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Ai deklaron një apartament në Orikum me vlerë 3.3 milionë lekë, kursime kumulative në cash prej 1.7 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 600 mijë lekë. Të ardhurat për periudhën e deklaruar janë 7.7 milionë lekë, nga të cilat 96% kanë si burim pagën nga funksioni të gjyqtarit Trashi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. /Birn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME