Categories Lajme

13 vjeçarja nga Prishtina shet pikturat për të mbledhur të holla për shërim

Yllka nga Prishtina, 13 vjeçe, është një vajzë që vuan nga një sëmundje e rëndë që quhet Fibroza Cistike, e cila dëmton organet e brendshme. Ajo ka gjetur një mënyrë për të përballuar koston e madhe të terapisë mujore, duke shitur pikturat e saj.

“Terapia mujore shkon deri në 1 mijë euro, por për më shumë nuk e di, se as nëna nuk mi tregon. I falënderoj të gjithë, ia kam arritur të siguroj terapinë vetëm prej pikturave. Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha”, është shprehur ajo. Nëna e vajzës ka deklaruar se kostoja e terapisë është e lartë, madje edhe mbi 1000 euro.

“Kostoja është e lartë e terapisë, ka raste që i shiten pikturat, ka raste që jo. Varet si i e gjejmë edhe terapinë, njëherë 1800. njëherë 1900 dhe 2100 euro”, është shprehur ajo. Vështirësia qëndron në faktin se në Kosovë nuk ka terapi të tillë. Ajo mund të sigurohet vetëm në Gjermani, Itali, Zvicër apo në Amerikë.

Pas shumë kërkesave nga familjarët, më 20 shtator Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ilaçet për Fibrozën Cistike, t’i vendosë në listën e barnave esenciale. Janë me qindra raste të fëmijëve që kërkojnë trajnim nga kjo sëmundje, mes të cilave edhe ai i Yllkës, nxënëses së shkëlqyer në klasën e nëntë në Shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME