Categories Lajme

13 vjeçarja shqiptare që jeton në kampin e ‘Al-Hol’: Me fëmijët nuk ka punë askush

Lufta mes kurdëve dhe forcave turke e ka vështirësuar situatën në kampin e të burgosurve të ISIS në Al- Hol, atje ku ndodhen të paktën 70 shqiptarë, ndër ta gra dhe fëmijë. Top-Channel ka mësuar të tjera detaje në lidhje me historinë e 13 vjeçares Eva Dumani, e cila u mor së bashku me të vëllanë nga i ati që shkoi për t’ju bashkuar ISIS disa vite më parë. 13 vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka patur mbrëmjen e të hënës 21 Tetor.

Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve ajo flet me një zë të dridhur.
I gjithë ku mesazh zgjat 30 sekonda.
Top-Channel e ka dëgjuar këtë mesazh, ku ajo thotë: “Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ça të bëhet për ne do të bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush”.

Tre ditë më parë, kampi Al Hol u raportua nga mediat ndërkombëtare se u mor nën kontroll nga forcat e ISIS. Atje strehohen mbi 68.000 persona mes tyre 7.000 fëmijë, 3.100 gra, nga 58 nacionalitete të ndryshme, Reportohet se brënda këtij kampi, një pjesë e grave që iu bashkuan ISIS po luajnë një rol kontrollues. Ky kamp ishte nën administrimin kurd, por siguria brënda tij ka pësuar luhatje pas ofensivës turke.

Një ditë më parë gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që punon për emisionin Italian “Le Iene” dhe që transmetoi historinë e të miturit Alvin Berisha nga kampi Al Hol, tha se 11 vjeçari është i sigurt dhe nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”. Ndërkohë autoritetet e Lombardisë, po punojnë që t’i japin nënshtetësinë italiane Alvinit, më qëllim që babai të mund ta marrë të miturin në shtetin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME