Categories Lajme

135 raste të reja në Shqipëri, 2 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 135 persona. Keshtu numri i te infektuarve qe nga fillimi i pandemise llogaritet  10102. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Fatkeqesisht betejen me COVID-19 gjate ketyre 24 oreve e kane humbur gjashte paciente, mes tyre nje infermiet i spitalit te Traumes, ndersa e kane fituar betejen me virusin 94 qytetare. Perditesimi i plote i situates: Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor.
Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020) Testime totale 67057 Raste pozitive 10102 Raste të shëruara 5976 Raste Aktive 3814 Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2054 Durrës 466 Shkodër 296 Lezhë 204 Elbasan 154 Korçë 135 Kukës 129 Vlorë 125 Fier 113 Berat 69  Dibër 35 Gjirokastër 34

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME