Categories Politike

Në rajon votat numërohen për 24 orë, KQZ: Listat e hapura do ta vonojnë shpalljen e rezultatit

Kosova, Maqedonia e Veriut e së fundmi edhe Mali i Zi provuan se ndryshe nga vendi ynë, mund të votojnë, dhe ta dinë rezultatin e zgjedhjeve mëngjesin e ditës tjetër.

Madje vendet fqinje arrijnë që edhe rezultatin përfundimtar ta nxjerrin për pak ditë. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Mbyllja e numërimit për votat e 30 qershorit, mori 3 ditë, por rezultati përfundimtar u shpall një muaj pas datës së zgjedhjeve. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi jep arsyet. “Maksimumi brenda 36 orëve që mbyllet procesi ne e nxjerrim rezultatin, që është paraprak, por zyrtar. Gjithë problemi është që këtu në Shqipëri të gjitha forcat politike fillojnë dhe anatemojnë rezultatin.

Vetë procedura që bëhet ankim në KQZ, pastaj bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, vonon një muaj apo një muaj e gjysëm, nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të votimeve”,tha Bledar Skënderi gjatë një interviste për ABC News. Diferenca mes Shqipërisë dhe Rajonit, është se që prej vitit 2001 votat nuk numërohen në qendrat e votimit, por transportohen në disa qendra të mëdha.

Bledar Skënderi e sheh me rrezik rikthimin në gjendjen e mëparshme. “Rikthimi i numërimit në qendrat e votimit për mua është i shpjet dhe do të krijonte probleme. Duke numëruar aty në fshatra nuk do të kishim 100 % garanci, kurse duke numëruar në vende të përqëndruara, në sy të vëzhgueseve dhe të regjistruara me kamera, votat numërohet me garanci absolute”,sqaron anëtari në largim i KQZ-së.

Një zgjatje e mëtejshme e numërimit parashikohet tani që ndryshimet kushtetuese i japin të drejtë votuesit të zgjedhë jo vetëm partinë por edhe një apo disa kandidatë të preferuar, pra, një fletë votimi duhet numëruar disa herë. “Procesi i numërimit do të jetë pak më i gjatë, sepse do të numërohen fillimisht votat e partive, dhe do të merret vesh kush i ka fituar zgjedhjet, dhe më pas votat e kandidatëve.

Në Kosovë vazhdon një muaj apo dy muaj numërimi i kandidatëve fitues me lista të hapura sipas votave që ata kanë marrë. Gjithsesi do të varet shumë nga numri se sa mundësi përzgjedhjeje do të ketë qytetari mes listës së kandidatëve. Nëse zgjedhësi do të ketë mundësi të shënojë vetëm një emër, atëherë numërimi do të përfundojë më shpejt”,u shpreh Skënderi. Kuvendi pritet të vazhdojë punën për reformën zgjedhore, për të saktësuar rregullat e reja të votimit dhe numërimit pas ndryshimeve Kushtetuese që nuk e morën dakortësinë e opozitës jo parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME