Categories Lajme

149 afganët e parë mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

Mbërritën në Maqedoninë e Veriut 149 afganët e parë, ku do të qëndrojnë për disa muaj në pritje të zhvendosjes diku tjetër. Pasagjerët në një fluturim privat afgan të kompanisë Kam Air që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ishin punonjës të organizatave perëndimore në Afganistan dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Burrat, gratë dhe fëmijët afganë u pritën fillimisht nga punonjësit e mjekësisë me veshje mbrojtëse dhe u transferuan në një hotel pranë kryeqytetit, Shkup. Ata do të testohen për koronavirusin dhe do t’u jepen viza të përkohshme tre mujore.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se të evakuarit ishin njerëz në nevojë të menjëhershme për ndihmë. “Këta janë aleatët tanë, njerëz me të cilët kemi punuar dhe jeta e të cilëve është në rrezik, dhe njerëz që kanë më shumë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të mirëpresë përkohësisht të paktën 750 afganë që punuan me forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se të gjithë të evakuarit do të strehohen në hotele pranë Shkupit, me shpenzimet që do të përballohen nga organizata ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara.

Maqedonia e Veriut ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe kishte trupa në Afganistan për të mbështetur operacionet e aleancës në vitet 2002-2014./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME