Categories Lifestyle

15 truket psikologjike që ju ndihmojnë ti shmangeni situatave të çuditshme

Si ti menaxhojmë situata që ju vënë në siklet? Që ti shmangeni situatave të çuditshme kushtoni më shumë vëmendje gjërave që keni për rreth, raporton “Bright Side”. Këto janë truket që ju ndihmojnë të lexoni atmosferën në mënyrë që të largoheni nga situata e çuditshme.

  1. Kur dikush flet shumë. Nëse ju pengon dikush që ka filluar një bisedë që një kohe të gjatë dhe nuk ndalet atëherë ky është truku që do ju ndihmojë. Lëshoni diçka që keni në dorë, qoftë edhe telefonin tuaj, kjo do ti lë të kuptojnë që biseda është tepruar dhe ata do të ndihen jo rehat.
  2. Nëse jeni nervoz. Truri juaj është më rehat kur ju ushqeheni, ju mund ti bëni truk trurit tuaj duke përtypur çamçakëz. Mund ta përdorni këtë nëse keni ndonjë bisedë nervoze me dikë tjetër.
  3. Nëse keni klient të inatosur. Është shumë e vështirë të keni punë me klientë të inatosur. Përdorni një pasqyre rreth apo përpara tij.
  4. Nëse jeni të inatosur nga muzika që ju ka ngecur në kokë. Ju ndodh shpesh që një muzikë që ndoshta keni bërë shaka me të, te ngecet në kokën tuaj. Për ta ndaluar këtë gjë filloni të këndoni pjesën e fundit të këngës, truri do të mendojë se kënga ka përfunduar.
  5. Nëse prisni një konflikt. Uluni afër personit sepse e bënë të ndihet se ju jeni me të, duke e mbështetur atë, gjithashtu e bënë të çuditshme nëse bërtisni në momentin kur dikush është afër teje.
  6. Nëse mendoni se të gjithë po e kuptojnë një situatë të çuditshme. Në grupet e reja të shoqërisë, është mirë të thyeni akullin duke bërë shaka të ndryshme, dhe duke i lënë të tjerët të kuptojnë se të jesh i çuditshëm është normale.
  7. Nëse nuk dëshironi të merreni me blerjen e pijeve. Në një mbrëmje të organizuar që të mblidheni e tërë shoqëria filloni të pinë të gjithë së bashku, nëse dëshironi ti shpëtoni pagesës në fund të ndenjës, paguani pijet e para dhe më pas lejoni shokët/shoqet që të vazhdojnë të njëjtën procedurë. Mos harroni të bëni me dije se ju keni përfunduar me pijet e para, sado që të jetë e gjatë nata dhe sa do që të keni vazhduar me pijet.
  8. Nëse jeni të ri në grup. Që të vëreni nëse grupi që ju po frekuentoheni kohët e fundit ju dëshironi si pjesë të grupit apo jo, shikoni këmbët e tyre, nëse këmbët janë të drejtuara nga ju atëherë ata ju pëlqejnë juve, nëse këmbët janë të drejtuara ne krahun e kundër të qëndrimit tuaj, atëherë ata nuk ju pëlqejnë juve.
  9. Nëse jeni në një argument. Edhe nëse dikush është drejtuar duke bërtitur në ju, mundohuni të qëndroni të qetë, transmeton lajmi.net.
  10. Nëse nuk merrni përgjigjen e dëshiruar. Pasi të parashtroni një pyetje, ndodhë që të zgjas përgjigja e duhur që ju po kërkoni. Mos i lejoni që pyetja juaj të sforcohet, qëndroni të qetë, shikoni në sy dhe lejojeni të flasë deri në momentin e përgjigjes së duhur.
  11. Nëse jeni në takimin e parë. Zakonisht ndodhin situata të çuditshme në takimet e para. Kjo ndodh nëse nuk e keni planifikuar ditën siç duhet, për të eliminuar këtë gjë mundohuni të përzgjidhni një vend më atraktiv që të ju mbaj adrenalinën.
  12. Nëse dëshiron ti bëni presion dikujt gjatë bisedës. Gjatë një bisede me një person ju vëreni që ai/ajo po ju gënjen, ndritini vetullat tuaja gjatë bisedës në mënyrë që ti bëni presion për të treguar të vërtetën.
  13. Nëse ndjeni se po ju shikojnë. Nëse keni ndjenjën që po ju shikon dikush, atëherë mundohuni të gjeni një hapësirë ku edhe ju mund ta shihni personin.
  14. Nëse keni telashe ta bëni fëmijën tuaj të bëjë atë që ju dëshironi. Mos i pyesni fëmijët tuaj se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Thjesht jepi disa opsione të ngjashme që e detyrojnë të bëjë atë që ju dëshironi.
  15. Ti shmangesh fjalosjeve në mënyrë jo të dukshme është diçka e mirë. Nëse dikush ju provokon që të fjalosemi apo ndeshemi mes vete, përdoreni shikim e fuqishëm në sy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME