Categories Lajme

26 mijë banorë në varfëri nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit rriti varfërinë e banorëve të prekur prej tij. Në raportin e dëmeve, të përgatitur nga qeveria, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, thuhet se rreth 19 % e popullsisë ose e thënë ndryshe 26 mijë persona të prekur nga tërmeti, rezultojnë në varfëri.

Në raportin e dëmeve nënvizohet fakti se niveli i varfërisë pas tërmetit u rrit me 2.3 %. Efektet në varfëri mund të zgjerohen pasi përveç ndikimit të drejtpërdrejtë tek ata që u prekën nga humbja apo dëmtimi i pronës, shumë banorë vuajnë indirekt përmes humbjeve në aktivitetin ekonomik dhe përkeqësimit të shëndetit.

Pas tërmetit, rreth 9.2% e familjeve në rrethet e prekura u zhvendosën nga banesat e tyre, dhe afër 1/3 e 9.2 % nuk ​​ishin kthyer në fund të Dhjetorit 2019. Sipas raportit, të anketuarit thonë se aftësia e familjeve për të paguar shpenzimet e zakonshme tregon një prirje në rënie pas tërmetit krahasuar me para tërmetit.

Pasoja pati edhe në shëndetin e banorëve. Rreth 5.6% e popullatës raportoi humbje të kujtesës, vështirësi në shikim, dëgjim dhe përqendrim. Për shkak të tërmetit, rreth 43% e njerëzve në rrethet e prekura raportuan rraskapitje emocionale, probleme me gjumin, depresionin dhe ankthin dy javë pas ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME