Categories Lajme

15 vite nga (vdekja) e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në Voskopojë

Biznesmeni shqiptar me nënshtetësi amerikane ndërroi jetë në rrethana misterioze mesditën e 12 shtatorit 2008 në rrugën që lidhte Lekasin me Voskopojën. Kosta Trebicka ishte larguar nga Tirana një ditë më parë, kishte ndaluar në Elbasan dhe në mbrëmje vonë mbërriti në Voskopojë.

Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në televizionin News 24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit “Alba Demil” në Gërdec më 15 mars 2008.

Biznesmeni 50 vjeçar tregoi para kamerave skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kishin përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

Biznesmeni Kosta Trebicka

Mirëpo, ky denoncim i kushtoi Kosta Trebickës kërcënime të shumta për jetën. Edhe kur mbërriti në Voskopojë një natë para vdekjes, biznesmeni u akomodua në hotel “Akademia” dhe në regjistrin e klientëve u regjistrua me emrin Artan, dhe jo Kosta Trebicka.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit, të datës 12 shtator 2008, Kosta Trebicka është parë nga roja i hotelit, Jorgo Çelniku, duke dalë nga parkingu me mjetin e tij. Më pas, rreth orës 06:30, ai është parë duke gjuajtur në vendin e quajtur “Repetitori”, në fshatin Lekas.

Në mesditë, rreth orës 12:30, ai i ka bërë telefonatën e fundit me shokun e tij Ervin Hasko, të cilit i ka thënë, veç të tjerash, se ishte për gjueti në Voskopojë dhe se kishte vrarë dhjetë thëllëza dhe se kishte akoma thëllëza të tjera dhe i ka thënë se “po kthehem nga gjuetia dhe po shkoj të ha drekë në Voskopojë”.

Makina me te cilen udhetonte Kosta Trebicka diten e aksidentit

Prokuroria e Korçës njoftoi muaj më vonë se duke marrë parasysh të gjitha provat e siguruara, si këqyrja e automjetit, këqyrja e kufomës, aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe balistik, aktet e tjera tipografike dhe daktilostraike, kishte arritur në konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka kishte humbur jetën si rezultat i një aksidenti rrugor.

Pavarësisht hetimeve dhe rezultateve të nxjerra prej tij nga Prokuroria e Korçës, vdekja apo vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

Trupi i pajete i biznesmenit ne rrugen ku u aksidentua, ne Vosokopoje
Trupi i pajete i biznesmenit ne rrugen ku u aksidentua, ne Vosokopoje

Dyshimet për vdekjen e tij shtohen dhe më shumë kur mendon për korrupsionin qeveritar që ai denoncoi pas tragjedisë së Gërdecit.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin” sepse kishte qenë dhe vetë pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti përgjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet e aferës së demontimit të municioneve dhe shitjen e tyre në Afganistan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME