Categories Lajme

15-vjeçari i humbur që nga 16 prilli, nëna raporton ngjarjen 3 javë më vonë

Një 15-vjeçar figuron i humbur prej tre javësh, kurse nëna e tij ka denoncuar ngjarjen vetëm një ditë më parë në Policinë e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmuan sot (7 maj) se është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme një 36-vjeçare që kërkonte ndihmë për gjetjen e djalit të saj të mitur, i larguar nga banesa prej 16 prillit.

“Ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16 prill është larguar nga banesa djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohen kontaktet e të miturit dhe rrjetet sociale.

Detajet për ngjarjen, rrethanat dhe shkaqet e largimit, mbeten ende të panjohura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME