Categories Lajme

15-vjeçari përfundon në operacion pasi tenton të masë organin gjenital me një fishë USB

Një djalë 15-vjeçar nga Londra ka përfunduar në kirurgji pasi tentoi të fuste një fish USB në organin gjenital për ta matur.  Djali bëri disa përpjekje për ta hequr atë vetë, por kjo rezultoi në një gjakderdhje të madhe, kjo gjë frikësoi familjen dhe e dërguan menjëherë në spital, kanë treguar mjekët për revistën Urology Case Reports.

Kur stafi i spitalit nuk arriti të nxirrte kabllon me mjete speciale, djali u transferua me urgjencë në University College Hospital të Spitalit Londër për trajtim të mëtejshëm, sipas Daily Star.

Ai kërkoi që të ekzaminohej pa nënën e tij të pranishme para se t’i rrëfente stafin se kishte një futur fish për të matur organin e tij gjenital nga kurioziteti.

Pasi u krye një rreze X që zbuloi madhësinë dhe pozicionet e sakta të fishës, adoleshenti u dërgua në kirurgji. Nuk kishte komplikime gjatë operacioniet dhe adoleshenti u lirua nga spitali të nesërmen.

Skanimet pasuese dy javë më vonë nuk zbuluan asnjë dëm të qëndrueshëm, por mjekët vunë re se djali do të ketë nevojë për monitorim të vazhdueshëm në të ardhmen.

Konsulenti androlog, Dr Amr Raheem tha për Mail Online: Megjithëse operacioni ishte i suksesshëm dhe pa komplikime të menjëhershme, ai më vonë mund të zhvillojë ngushtim të uretrës, gjë që mund t’i japë atij probleme me urinimin ose ta predispozojë atë për infeksion të përsëritur të traktit urinar.

Kur futni ndonjë gjë brenda trupit tuaj që nuk është steril, mund të shkaktoni një infeksion të indeve, infeksionet ndonjëherë mund të jenë serioze veçanërisht tek njerëzit me imunitet të ulët si tek diabetikët, një infeksion serioz mund të çojë në nekrozë të indeve apo edhe në sepsë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME