Categories Lajme

Minatori prej 72-orësh në minierë, kolegu i tij: Shpresojmë të jetë gjallë!

Prej më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-minatori Ferat Kurti, i cili ka punuar me Plakun më parë në një minierë tjetër thotë e ekziston mundësia që ai të jetë gjallë por situata është sigurisht shumë e rëndë.

Në një intervistë për Report Tv, minatori thotë se për aksidente të tilla duhen nxjerrë përgjegjësit pasi sa herë ndodhin të tillë incidente shikohet gjithnjë interesi i pronarit dhe jo i punëtorit.

“Unë kam 30-vjet minator, kam punuar në punime vertikale në puse. Këto janë horizontale, s’ka puse. Aty ku minatori ka mbetur brenda në galeri aktualisht është shumë ngushtë. Nuk ka mundësi të rrijë person i tretë. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Ata kanë menduar hajd të shfrytëzojmë kromin dhe ec. Interesi është i pronarit dhe jo i punëtorit. Punëtori lë jetën për një rrogë mujore.  Muharrem Plaku ka pasë punuar në pus dhe duke qenë se nuk i dilte rroga ka shkuar atje”, tha minatori Ferat Kurti.

Ju keni punuar personalisht me z. Muharrem Plaku?

Po unë kam punuar me të në pus. Më vonë ai e la se ishte paga më e vogël atje tek ne. Dhe ai iku për një pagë më të mirë. Rreziqet ekzistojnë por problemi është kush mban përgjegjësi për këto probleme? Ajo minierë është përdorur që nga regjimi i Enver Hoxhës. Këtu hahën këmbët gjithmonë. Dhe mua më merr mendja që ka shembje masive.

Ka teknikë që e menaxhojnë punën?

Po ka, por sicc duket ata marrin pagesat e tyre dhe nuk shikojnë interesat e punëtorëve. S’kam parë ndonjëherë që të dëmtohet një inxhinier, apo teknik apo ku di unë. Punëtori gjithmonë e han.

Ju keni punuar prej vitesh, ka shumë aksidente në miniera?

Aksidente ka  shumë. Merren masa të vogla dhe punëtorit i japin ditën e punës, as raport nuk i japin. Sigurisht që ka edhe minatorë të pasiguruar. Kjo zona është kaq e madhe dhe ka kaq shumë minarorë.

Cila prej kategorive të punonjësve është më e rrezikuar?

Minatori e ka gjithmonë rrezikun me vete. Po të jesh nën tokë rrezikshmëria ekziston.

Ekziston mundësia që të jetë gjallë në ndonjë prej tuneleve të galerisë?

Ekziston ajo mundësi! Por duhet të kuptojmë se ai mund të jetë i plagosur, në errësirë, në gjendje të rëndë psikologjike.

Kush mund të jetë fajtori në këtë rast? Për këtë duhet të pyesni një inxhinier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME