Categories Lajme

1575 jahte turistike vizituan Sarandën në 10 muaj

Plazhet mahnitëse, uji i kristaltë dhe monumentet e shumta kulturore kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj që kanë vizituar Sarandën. Edhe pse ende në stinën e vjeshtës, gjatë muajve janar-tetor në në portin e Sarandës, pati një fluks të shtuar të turistëve të huaj, që kanë ardhur me kroçera apo jahte.

Drejtoresha e portit të Sarandës, Kozeta Statha bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor në Sarandë kanë ardhur 1575 jahte turistike 1575, ndërsa kanë prekur portin 288 tragete nga këto 42 kanë qenë tragete Cruiz”. “Sidomos gjatë periudhës së verës ka pasur një numër të lartë të jahteve luksoze që kanë vizituar Sarandën”, tha Statha.

Sipas drejtoreshës Statha, kroçerat kanë pasur në bord turistë nga Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, etj.. Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME