Categories Lajme

16 vjeçari shqiptar dënohet me 12 vite burg në Angli

Një i ri shqiptar do ta paguajë shtrenjtë përfshirjen në vrasjen e një anëtari të një bande rivale në zonën South Yorkshire në Angli. Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze raporton se Arlind Nika 16 vjeç u d ënua me 12 vite burg. Burgime të gjata morën edhe tre të rinj të tjerë që të gjithë britanik.

Lewis Williams 20 vjeç u g odit me a rmë tek sa Nika dhe tre të tjerët po udhëtonin me makinë në Mexborough 11 Janar 2021. Plagët e marra në qafë dhe kokë i shkaktuan vdekjen Williams. Gjykatës iu tha se v iktima u shënjestrua për tu vrarë pasi ishte pjesë e një grupi tjetër kriminal njohur si ‘Pittsmoor Shotta Boys.’

Arlind Nika bashkë me tre personat e tjerë udhëtuan më makinë në lagjen e v iktimës përmes një makine tip Jaguar ngjyrë blu për të gjetur antarin e bandës rivale Lewis Williams.

Ata kishin me vete edhe një armë tip pistoletë me të cilën lëshuan disa plumba nga makina drejt një grupi të vogël njerëzish në rrugën Wath Road. Sipas prokurorisë kjo ishte një vrasje e planifikuar. Pas v rasjes makina u gjet e djegur në Bolton upon Dearne. Prokurorja Claire MacDonald tha se “Kjo ishte një v rasje e llogaritur mirë me gjakftohtësi në stilin e përplasjeve të bandave në mes të ditës”. Arlind Nika u gjet fajtor si pjesëmarrës në këtë krim por jo për vrasje pasi nuk ishte ai që e shkrepi armën. Antarët e tjerë të bandës ku ai bënte pjesë Nika, u dënuan si më poshtë. Jack Parkes 21 vjeç dhe Taylor Meanley 17 vjeç u d ënua me nga 27 vite burg secili. Joe Anderton 18 vjeç u dënua me 12 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME