Categories Showbiz

Bieta Sulo habit me deklaratën për ish-gruan e Alban Dudushit

Moderatorja Bieta Sulo ka treguar se ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushit. Ditën e djeshme, Joelle ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e pjesëmarrjes në filmin “Katror i pushtetit”. Joelle tha se do të luante rolin e një adoleshenteje.

Gjithashtu, vajza e Dudushit zbuloi se ka qenë edhe më parë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi, ka qenë një eksperiencë mjaft emocionuese për të. “Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”,- e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim. “Si mund të ndodhte ndryshe?”,- shtoi Bieta. Pavarësisht se ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Albanit, Joelle është prezente kudo që është edhe Kroi, djali i Bietës. Ata shfaqen bashkë në festa e pushime, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e familjes. Gjatë një interviste të dhënë më herët, Sulo zbuloi se shpesh bën edhe “thashetheme” me Joellen. “E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo! Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë.”,- tha moderatorja.gazetasot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME