Categories Lajme

1645 shqiptarë në burgjet e Greqisë/ Flet Afrim Rexha

Në burgjet e Greqisë ndodhen rreth 1645 shqiptarë. Në një intervistë të regjistruar nga Fax News me një të burgosur atje mësohet se shqiptarët, dalin nga burgu muaj ose dhe vite pas kryerjes së dënimit. Afrim Rexha thotë se është liruar 11 muaj pasi kreu dënimin e tij. Por sa shqiptarë me të njëjtën histori mund të ketë në 30 burgjet e tjera të Greqisë?

Intervista me Afrim Rexhën: Afrim si je, ku ndodhesh? Rexha: Jam në Athinë, u lirova! Nuk e kuptova fare këtë lirimin tim, as dëmshpërblim as asgjë. -Sa ndenje në burg padrejtësisht? Rexha: 11 muaj, me datë 21 janar duhet të kisha dalë. Nuk kuptova asgjë në botë.

Ka plot të tjerë që kanë mbaruar dënimin dhe i lënë të presin nga 3 muaj 4. Nuk duan t’ia dinë a ka shqiptarë a jo, me kushte skandaloze. Kur vjen darka nuk ha as bukë nga i ftohti. Nuk të lejojnë as të gatuash, me ligj edhe frigoriferi apo ngrohja duhet. Lagështirë e madhe, kushtet tmerr! -Nuk të ka ardhur njeri nga shteti shqiptar apo jo? Rexha:Jo jo asnjë, kam një mesazh për djemtë që janë akoma aty. Janë dënuar padrejtësisht dhe që rrinë akoma dhe pse afati i qëndrimit ka mbaruar. Është një nga Tirana, ka firmos këtu e 4 vite dhe akoma është brenda. Ka bërë 20 vite burg, e ka mbushur dënimin dhe akoma aty. Pa vendim gjykate, sa të dojë burgu u japin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME