Categories Lajme

18-vjeçarja vetë-helmohet me fotoksinë, familjarët e bashkëshortit: Nuk kishte dhunë

Akuzat se shkak i helmimit të 18-vjeçares Bruna Myzeqari ka qenë bashkëshorti i saj janë mohuar nga familjarët e tij. Sipas prindërve të 24-vjeçari Entilio Drajçi, të rinjtë nuk kishin konflikte ndërsa, pa përmendur emrat akuzuan se shkak kanë qenë njerëz të tjerë. Familjarët e bashkëshortit të 18-vjeçares Bruna Myzeqari, e cila u vetë-helmua me fotoksinë të premten hedhin poshtë akuzat se djali i tyre ka qenë shkaku i vetëvrasjes së saj.

Sipas babait të 24-vjeçarit Entilio Drajçi, shkak për veprimin tragjik janë persona të tjerë. Pa përmendur emra, ai theksoi se 18-vjeçarja dhe djali i tyre kishin marrëdhënie të mira.“Që të mos them 100 %, por 90 për qind e kësaj vjen nga shkolla. Këto të dhëna i kemi deri diku, por presion nga kjo shtëpi ajo nuk ka pasur kurrë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, ajo nuk do t’i thoshte ccunit hajde me merr mua. Janë të gjitha të shkruajtura”, shprehet babai i djalit.

Ndërkaq nëna e Drajçit, akuzoi familjarët e viktimës për shpifje ndërsa theksoi në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë mbi 18-vjeçaren.  “Për çunin dilni e flisni me tërë botën, në qoftë se nga kjo familje ka pasur dhunë, atëherë kanë të drejtë. Na kanë rënë në qafë. Nuk jemi nga ajo lloj familjeje. E kam mbajtur nusen”, tha ajo.

Viktima Bruna Myzeqari dhe Entilio Drajçi u njohën 2 vjet më parë në rrjetet sociale dhe vetëm 25 ditë më parë, ata u fejuan. Ndërkaq, duke u nisur dhe nga pretendimet e familjarëve të 18-vjeçares, policia ngriti dyshimet se e reja u vetëvra për shkak të konflikteve të vazhdueshme me 24 vjeçarin duke nisur edhe hetimet. Para se të humbte jetën prindërit e kishin marrë 18-vjecarren në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME