Categories Lajme

19 mijë punonjës me covid deri tani, Amazon lë stafin në shtëpi deri në mes të vitit 2021

Amazon ka planifikuar që t’i lejojë disa nga qindra mijëra punonjësit e saj, të punojnë nga shtëpia deri në mes të vitit të ardhshëm. “Punonjësit në pozicione që mund të realizohen në mënyrë efektive nga shtëpia, mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri më 30 qershor 2021,” tha një zëdhënës i Amazon.

Kompania deklaroi se kishte investuar burime të konsiderueshme në ndryshimin e strukturës së hapësirës së saj për të lejuar distancën fizike në zyra. Gjiganti i shitjeve online, gjithashtu, dezinfekton ambientet, dhe siguron maska për fytyrën dhe dezinfektues për punonjësit.

Më herët, kompania Amazon deklaroi se rreth 19 mijë punonjës të linjës së parë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, që prej muajit mars. Numri është i barabartë me 1,44% të 1,37 milionë punëtorëve të Amazon dhe filialit të saj “Whole Food”. Amazon i ka mbajtur të hapura magazinat e saj përgjatë pandemisë për të përballuar fluksin në rritje të konsumatorëve, të izoluar në banesat e tyre. Për këtë arsye dhe fitimet e kompanisë kanë prekur nivele rekord në muajt e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME