Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës rihter ka goditur ishullin grek të Zakynthos. Raportohet se lëkundja e fortë u ndje në orën 02:00 në zonën e detit në perëndim të Zakynthos. Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 10 km, ndërkohë që epiqendra ndodhet 49 km në perëndim të Strofades. Bëhet e ditur se lëkundjet u ndjenë dhe në Akaia.
Categories
Lajme
“Shkundet” Greqia, lëkundjet ndihen në disa qytete
