Së fundmi Ministria e Shëndetësisë njoftoi 19 raste të reja me koronavirus në Vlorë. Nga këto raste, një prej tyre është një pedagog, i cili ka rezultuar i infektuar në universitetin “Ismail Qemali”. Pozitivë është konfirmuar edhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.
Raste të tjera të konfirmuara janë: një pranë Kadastrës Vlorë, një rast pranë qendrës profesionale, një në fasoneri, dy në biznese private. Ndërkohë, rastet e tjera janë të moshuar dhe raste kontakti. Një ditë më parë ministria njoftoi 185 raste të reja dhe gjashtë humbje jete nga koronavirusi në vend.
