Categories Politike

2.3 milionë lekë një biletë për në Cape Verde, kush do ia “fusë” një ‘dorë pushime’ në ishujt afrikanë?

Tenderat herë me garë dhe herë pa garë janë motoja e qeverisë Rama… Aty ku konkurrenca nuk njihet si fjalë dhe fitues shpallen gjithmonë kompanitë me lidhje të afërta me qeverinë apo që janë në zotërim të vetë deputetëve.

Pas shumë tenderave dyshues të bërë publikë, ky i fundit mund të themi që na ka habitur të gjithë! Pas skandaleve të fundit të bërë publikë mbi zyrtarë të lartë të qeverisë e bashkisë, kujtojmë këtu dy rastet e fundit të bujshme të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku një një natë në hotelet e Barcelonës i shkonte 700 euro apo dhe nënkryetarit të bashkisë Arbian Mazniku të cilit një natë i shkonte 900 euro, Kuvendi si institucion nuk preferon të mbetet pas dhe së fundmi ka miratuar një tender me vlerë 2 mln e 300 lekë për bileta në një vend ekzotik.

Nga të dhënat e prokurimeve publike të një dite më parë, në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në të cilën rezulton se, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender për bileta udhëtimi nga Shqipëria në Praia(Cape Verde) ku fitues është shpallur kompania.  ODISEA TRAVEL & TOURS, një ndër kompanitë e fluturime fituese e shumë tenderave të tjerë qeveritarë me administrator Saimir Tresën.

Në dokumentin e publikuar duket se një person që është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, miratuar nga organi më i lartë i këtij institucioni, do të niset për në Praia, Cape Verde dhe do të qëndrojë aty për një kohëzgjatje prej katër ditësh. Përveç habisë se çfarë kërkon një delegacion shqiptar në Cape Verde, ishujt afrikanë të cilët janë të njohur vetëm për plazhet ekzotikë dhe se kanë numrin më të vogël të vizitave nga delegacionet, ajo që bie në sy është se fondi limit i tenderit është zero lekë dhe fitues është shpallur kompania që ka paraqitur ofertën.

Nuk dihet ende se cili zyrtar i Kuvendit apo në qoftë vetë Kryetari që do marrë pjesë në këtë delegacion frytdhënës për të ardhmen e popullit shqiptar me vetë paratë e këtij të fundit. Pushime të mbara nga Cape Verde!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME