Categories Lajme

20 persona të ndaluar për zgjedhjet në Kosovë

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka njoftuar se deri tani janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cënuar me procesin e votimit në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Nga gjithë rastet që janë raportuar, 16 janë vërtetuar dhe 20 persona janë ndaluar.

Pesë persona në Prizren për fotografim të votës, dy persona në Pejë për ‘Keqpërdorim të drejtës së votimit”, në rajonin e Gjakovës janë ndaluar gjashtë persona, në Gjilan një person, në rajonin e Mitrovicës dy persona dhe në Ferizaj një person.

Njoftimi i plotë:

Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor

Prishtinë, 6 tetor 2019- Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, deri më tani janë raportuar disa raste të ndryshme por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor.

Në rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215.

Në rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” nga neni 213.

Në rajonin e Gjakovës i kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214, “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215, dhe për veprën “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217.

Në rajonin e Gjilanit kemi një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209.

Në rajonin e Mitrovicës i kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211, si dhe tre për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.

Në rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME