Categories Lajme

20-vjeçari humbi jetën duke punuar në portin e Durrësit, e ëma kërkon drejtësi: Të më tregojnë çfarë i ndodhi djalit tim! Kompania ku pononte po tenton ta manipulojë ngjarjen

Etleva dhe Rushit Belishaku kanë humbur djalin e madh, Rufanin 20-vjeç,  i cili u aksidentua duke punuar në portin e Durrësit mesditën e 15 Prillit.

Mes lotësh nëna kërkon drejtësi!

Unë kërkoj orën e saktë vendin e ngjarjes, kamerat e sigurisë! Dua të di çfarë i ndodhi djalit tim përse nuk më erdhi askush nga kompania ku djali punonte të më njoftonte përse u tregua neglizhencë dhe nuk më erdhi njeri të më takonte. E dua të zbardhur me detaje si ndodhi aksidenti i djalit tim?! S’di ku u vra, si u vra a ka vendngjarje?! Kërkoj zbardhjen e ngjarjes kam të drejtën si nën të di të vërtetën”.

Etleva Belishaku tregon se ka mësuar për humbjen e të birit 5 orë pas aksidentit.

“U nisa direkt në Durrës asnjë person nuk na priti nuk shoqëroi askush! Jashtë në oborr kam parë uniformën e punës së djalit si nuk erdhi njeri të më thoshte kjo është neglizhence! Kam shpartalluar derën e spitalit, kam parë djalin në morg thashë o zot më çorientoj ishte i fashuar i ngjitur më ngjan se ishte dëmtuar në kokë me allçi. Rashë dhe nuk mbaj mend asgjë.

I afërmi i 20-vjeçarit, Endrit Hazizi shprehet se po tentohet të fshihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë një javë pas funeralit nuk u janë kthyer sendet personale.

” Kjo është tentativë për të fsheh të vertetën! As sendet personale, portofolin, telefonin nuk na i kanë sjellë, i kemi kërkuar në polici dhe nuk na i dhanë”.

Rufan Belishaku nga fshati Hinkë i Bashkisë Dimal kishte mbaruar arsimin e mesëm për elektricist dhe prej 5 muajsh punonte me siguracione dhe kontratë pune pranë ” Neo projekt”. Firme kjo e pajtuar për riparimin e vinçave të kompanisë koncesionare “Mariner Adriatic” në Portin e Durrësit. Policia ka deklaruar se Belishaku është përplasur nga vinçi ndërsa janë arrestuar tre persona për shkelje të rregullave në punë. J.SH./r.k./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME