Categories Showbiz

“E kam larë shtëpinë me lot”/ Rrëfehet si asnjëherë Merita Halili për jetën në Amerikë

Këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili si rrallëherë ka folur për jetën e saj private. Ajo ishte e ftuar sot në emisionin “ABC e Mëngjesit” së bashku me bashkëshortin e saj, Raif Hyseni në një bisedë ndryshe. Çifti i artistëve prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë intervistës së saj këngëtarja rrëfeu fillimet e saj në muzikë, ku tregon se nuk ishte e vetmja, por si familje e kanë në gjak këtë profesion.

“Unë kam lindur në Tiranë, këtu te ‘Varri i Bamit’ dhe gjithë atmosfera ishte shumë e bukur. E gjithë lagjia më thërret Rita. Unë nuk kam qenë e vetmja që jam marrë me muzikë në familje. Janë e gjithë familja, është një lloj tradite që e duam muzikën.

Unë e kam nisur që në kopsht, pastaj fillova me Pallatin e Pionerit, pastaj me profesor Robert Radojën, Zana Turkun dhe Ermelinda Papariston, që ka qenë mësuesja ime e kantos. E përshendes shumë. Pas pall të pionerëvë shkova në lice. Jam aktivizuar me grupe amatore në asamblenin e Tiranës”.

Në këtë rrëfim të saj nuk kishte si të mungonin detajet rreth njohjes së saj me bashkëshortin, ku Merita zbulon se atë e ka njohur në SHBA ku ishte e ftuar për të kënduar me komunitetin shqiptar atje.

“Ne jemi njohur në Amerikë, kur unë isha e ftuar për të kënduar me komunitetin shqiptar. ata ishin sh të shqetësuar se kush do më shoqëronte mua kur të këndoja dhe Raifi kishte performuar më herët, por qendroi. Kështu aty nisëm të flisnim dhe filloi të më thoshte e di këtë këngë, po këtë dhe aty më pëlqeu se kishte shumë informacion”, shton këngëtarja.

Jetesa në një vend të huaj larg familjes edhe për Merita Halilin ka qenë shumë e vështirë. Gjatë bisedës këngëtarja tregoi se kishte qarë për muaj të tërë dhe se e kishte pasur shumë të vështirë të mësonte gjuhën.

“Kur vajtën në SHBA ishim të rinj dhe nuk e dinim a ishim emigrant. 6 muaj e kam larë shtëpinë me lot. Kam qenë me vajzën e vogël dhe shtatzënë. Ne ishim mësuar në Tiranës që kur lindje të prisnin me petulla, në Smerikë nuk kishte. Plus gjuhën e kisha shumë të vështirë ta mësoja. E kam pasur shumë problem”, rrëfen Merita.

Ndërkohë në gjithë këtë rrëfim të bashkëshortës së tij,  Raif Hyseni zgjodhi të thoshte vetëm dy fjalë të bukura në fund për të.

“S’kam ca me fol. Gatuan më së bukuri dhe është nëna më e bukur”, përfundon artisti plotë ëmbëlsi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME