Categories Lajme

Nga ‘krahu i djathtë’ në spiun, kush po e tradhton Nuredin Dumanin në SPAK?

Më pas, radhën e ekzekutimeve e kishin vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës.

Humbja e një shume parash të vjedhura nga grabitja në Rinas dhe të lëna nën ruajtje në servisin e këtyre të fundit, u bë shkak për ekzekutimin e djemve të familjes Haxhia, ngjarje e ndodhur më 24 prill të vitit 2020. Ata u ekzekutuan me kallashnikov brenda makinës së tyre në hyrje të Durrësit, në afërsi të vendit ku u vranë edhe dy personat e tjerë, i zgjedhur me kujdes për të mos u pikasur nga kamerat dhe për t’u larguar me shpejtësi për të humbur gjurmët. Policia thotë se ekzekutimi i 4 personave të cilët merreshin me shitblerje e servis makinash, ka të bëjë me grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit, pasi më herët viktimat kishin bashkëpunuar me Çelën dhe Dumanin.

Ndërkohë që ishin në kërkim nga Policia, Nuredin Dumani dhe Talo Çela nuk e ndalën veprimtarinë e tyre kriminale. Nuredin Dumani u përfshi në vrasjen e Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit.

“Ushtari” i Dumanit, Klevis Kapllanaj, vendosi armën e vrasjes në një servis në Peqin, për të fajësuar dy vëllezër si fajtorë, pa e ditur se edhe vetë do të eliminohej.

Më 15 shtator 2020 ekzekutohet pranë banesës së tij Klevis Kapllanaj dhe shkak për ngjarjen ishin paratë e grabitura. Ndërsa numri i kundërshtarëve ishte zvogëluar, tanimë Nuredin Dumani kishte vënë në shënjestër Talo Çelën, duke i vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Bujar Çelën, më 17 shtator 2020. Viktima po konsumonte kafen e mëngjesit kur u qëllua me disa plumba brenda lokalit. Pas arrestimit, Dumanit pritet t’i merret një profil ADN-je për të provuar përfshirjen e tij edhe në vrasje të tjera të pazbardhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME