Categories Lajme

“2000 euro të të fshijmë fotot intime në TikTok”/ Shantazhonin një shtetase, 2 të arrestuar në Gjirokastër

Policia në Gjirokastër ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetase. Të arrestuarit dyshohet se i kanë kërkuar 2000 euro një shtetase, me qëllim që të fshinin fotot e saj intime në rrjetin social TikTok.

U arrestuan në flagrancë shtetasit Albano Xheka dhe Artur Lika për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

“Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Profili”.

Kanosën me anë të celularit, një shtetase, që t’iu jepte 2000 euro, për të fshirë disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Profili”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë

Ish-shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho është dërguar për gjykim, ndërsa akuzohet se lejoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vidhnin në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojen, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se janë autorë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Java që vjen pritet të jetë e ftohtë dhe do të ketë reshje bore, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekësia në zi, komuniteti humb një njeri të mrekullueshëm, ndahet nga jeta doktori i njohur

Lushnja dhe mbarë komunitet shëndetësor janë në zi. Është ndarë nga jeta një njeri i…

LEXO ME SHUME