Categories Lajme

22-vjeçari nga leucemia ka humbur betejën: Këndo me ëngjëjt, Zoti të deshi pranë vetes

Jurgen Cipi, i riu 22-vjeçar, i cili prej vitesh vuante nga leucemia ka humbur betejën me këtë sëmundje. Vite më parë, ai u shtrua në një prej spitaleve të Milanos dhe fotografitë u shpërndanë kudo në rrjete sociale dhe emisione televizive ku kërkonin të ardhura për të ndjekur trajtimin e tij. I gjithë rrjeti duket se ka shpërthyer në lot nga humbja e tij pasi ishte në lule të rinisë dhe la në gjysmë ëndrrën për tu bërë këngëtar. Cipi kishte publikuar projekte muzikore, por nuk e kishte arritur ende kulmin e karrierës pasi u detyrua të linte cdo angazhim për tu trajtuar për sëmundjen që kishte.

Miqtë e tij në rrjete sociale kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta.

Disa prej shkrimeve për të: -“Dhimbje e madhe, h elm e lot… Tronditet qyteti i Klosit, me këtë lajm tronditës dhe të papritur. Humbja e këtij djali që ne të gjithë e kemi njohur, dhe menduam do ta kemi pranë nesh jo se do të largohet nga ne përgjithmon. Qofsh i xhenetit djalë i mirë! Ngushëllime familjes Çipi për humbjen e madhe të djalit tyre Jurgen Çipi! I paharruar do të mbetet gjithmon!”

-“Zoti te deshti prane vetes vlla , sepse engjejt i do atje jo ketu, nuk te la ne mesin tone , qofshe i xhenetit Jurgen”

-“Lajm shumë i rëndë. Dhimbje lot pafund. O zot durim familjes. Zoti ne xhenet”

-“Ti nuk u dorzove kurrë sdi pse u dorzove tani?! Shpresoja që do vije përseri pranë nesh Po Zoti të mori pranë vetes Na le një dhimbje shumë të madhe kusho Do na mungosh shumë U prehsh në Paqe. Qofsh i Parajsës”

-“Kendo me engjejt!!” -“Dhimbje pa fund qe ska fjal ta pershkruaj qofsh i xhenetit Jurgen Cipi, zoti ta boft rrugen krejt lule,,zoti u tregua i padrejt me ty qe te mori kaq te ri ngushllime familjes zoti ju dhent forc”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME