Categories Lajme

“I respektoj njerëzit me qëndrime, si të majtë dhe të djathtë”, rrëfimi i pazakontë i Grida Dumës

Ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuara e radhës në emisionin “Fol me mua”, të moderators Rovena Dilo në ekrenin e televizionit FaxNews. Në një intervistë interesante të ndërthurur mes Gridës sociologe dhe asaj politikane, Duma ka cekur disa tema që prekin realitetin socio-kulturor në Shqipëri.

Në fillim të bisedës, Duma foli në lidhje me filozofinë e personalitetit të personit dhe sipas saj njeriu e njeh veten në një moshë të caktuar duke u ndikuar dhe nga rrethanat dhe përjetimit personale. Ndarjen i majtë, i djathtë,  ajo e përcaktoi si diçka që duhet të zgjidhet nga vetë individi dhe jo nga trashëgimia.

Duma theksoi se i respekton njerëzit që kanë qëndrime të prera dhe kanë filozofi ose të djathtë ose të majtë gjatë gjithë jetës dhe nuk janë si lavjerrës në qëndrimet e tyre.

“Unë mendoj se njeriu e zbulon veten pas një moshe të caktuar. Se kush je në filozofinë tënde, madje se nëse je i majtë ose je i djathtë nuk e kupton dot 20-vjeç. Ti duhet të kuptosh se kush janë gjërat që të kanë shtyrë të jesh ai që je. Në një moment të caktuar t’i e kupton dhe thua nuk jam e djathtë për trashëgiminë nuk jam i majtë për trashëgiminë, jam sepse kështu kam vendosur të jem. Kur them e djathtë e majtë nuk e kam fjalën për politikën. Je i djathtë se je njeriu që thua nuk do ankohem, do jem individë i sukseshëm pavarësisht se nga kam ardhur, do kem shumë vlerësim të ndërtojë një pronë, të krijojë një krijimtari, të lë një trashëgimi dhe do besoj në zot fortë. Apo jam i majtë se besoj se në këtë botë ka padrejtësi të mëdha dhe në një moment të caktuar mendon se duhet t’ia marrim atyre që kanë shumë dhe t’ia japim atyre që kanë më pak. Unë i respektoj shumë të majtët që kanë vendosur të jenë të majtë gjatë gjithë jetës së tyre, por dhe të djathtët që me zgjedhjet e tyre kanë vërtetuar gjatë gjithë jetës se janë të djathtë. Të dyja duhet të ekzistojnë në këtë botë, por të jenë origjinale. Njerëzit që bëjnë lavjerrësin janë njerëzit pa atë filozofi”, u shpreh Duma.

Për sa i përket shtypjes familjare që vajzat shqiptare kanë në realiteti shoqëror shqiptar, Grida u shpreh se prindërit nuk janë gjithmonë koshient dhe të përgjegjshëm se çfarë bëjnë, ndaj kjo është një sfidë dhe nëse dikush mund demonët brenda familjes, do të thotë se është i aftë t’ia dal kudo.

“Kemi parasysh të famshmen kënge të Sinatrës “If you do it there, you do it anywhere”, ai e kishte për New Yorku-un, por kjo vlen dhe për familjen.

Është e keqvendosur bota e gruas në Shqipëri. Nëse ia del të mundësh demonët brenda familjes ia del kudo. Nuk janë të përgjegjshëm gjithmonë  prindërit, as janë koshient se çfarë po bëjnë. Mendoni familjen e para 40 viteve shqiptare, e cila ishte me martesë të hershme bëhej nënë pa e kuptuar vazhdonte jeta me vështirësitë e saj”, u shpreh Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME