Categories Lajme

22 vjeçarja nga Kenia në koma në Tiranë/ Dëshmitarja: Tentuan ta vrasin shoqet e saj. Nëna e mohon: S’është e vërtetë, ajo ishte vetëm në banesë

Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj Joy-t, 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka folur për emisionin “Pa Gjurmë”.  Ajo tha se besonte se shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë ku qendronte në Tiranë.

Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja keniane, kishte mbërritur në dhomën e saj dhe menjëherë ishin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të.

“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum” -tha dëshmitarja.

Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj dhe kishte qëndruar aty gjithë natën, derisa në mëngjes, vetë dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën.

“Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. 

Trupin e asaj vajzës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita.

Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime.

Por, mamaja e 22-vjeçares nuk beson se shoqet e vajzës së saj kanë gisht në këtë ngjarje dhe tregoi detajet se pse nuk e beson se kjo hipotezë është e vërtetë.

Sipas të ëmës së Joy-t, vajza e saj qendronte në banesë vetëm me një shoqe, Emily-n dhe atë nate, kur Joy është futur në banesë, Emily ka dalë, pasi kanë ndërruar turnet në kazinonë ku punonin dhe sipas saj 22-vjeçarja ka mbyllur derën dhe ka qenë e vetme në banesë.

Mamaja e Joy-t tha se grupi hetimor të zbulojë se kush është personi që ka telefonuar Joy-n, e cila ka shkuar më pas poshtë dhe ka hapur derën. Sipas saj, pikërisht personi që e ka marrë në telefon është autor i kësaj ngjarje të rëndë.

“Nuk e besoj sepse Joy ka qenë në shtëpi vetëm pasi e ka ndërruar turnin me kolegen e saj.  Një person i ka telefonuar Yoy-t dhe i ka kërkuar të hapë portën dhe ky person mund ta ketë hedhur nga dritarja”-tha e ëma e kenianes që prej muajsh ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në Spitalin e Traumës.

22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Nëna e saj Ruth.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj.

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm së fundmi nga ana e policisë nëpërmjet një deklarate ku thuhet se denoncimi ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës.

E ëma deklaroi më herët tha se vajza e saj e cila kishte ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë, përndiqej nga një shofer i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME