Categories Lajme

Bën 4 teste brenda ditësh, te e njëjta kompani, e njëjta infermiere…

Bosi i Tesla, Elon Musk përmes një postimi në Twitter, ka zbuluar se ka kryer katër teste për Covid 19 brenda ditës, nga të cilat ka marrë rezultate të ndryshme. Sipas Musk nga katër testet që ka kryer, 2 i kanë dalë pozitive dhe 2 të tjerë negativë, ndërkohë që i janë kryer nga e njëjta infermiere dhe nga e njëjta kompani. Ai tregon se ka pasur një ftohje të lehtë, dhe kjo e ka shtyrë që të vendosë të testohet për Covid.

“Diçka jashtëzakonisht e rreme po ndodh. Sot u testova për kovid katër herë. Dy përgjigje më rezultuan negative dhe dy të tjera pozitive. E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD”, shkruan Musk në postimin e tij në Twitter, që ka ndarë në mes dhe ndjekësit e tij, një pjesë e të cilëve e konsiderojnë një reagim të pavend, i cili mund të nzisë pasiguri.

Testet e antigjenit, për të cilat flet Musk, mund të kryhen shpejt pasi ato nuk kërkojnë një analizim laboratorik, dhe zakonisht po përdoren në zona të nxehta të rrezikut, siç kanë kampuset universitare apo shtëpitë e kujdesit. Musk, prej kohësh është treguar skeptik ndaJ COVID, dhe sipas disa prej ndjekësve, kjo që thotë se i ka ndodhur me testet mund të jetë thjesht një aludim.

Ndërkohë që në vijim Musk është shprehur se ndërsa përgjigjet e testeve mund të jenë false, paratë që këto kompani marrin nuk janë aspak të tilla. Musk ka akuzuar mjekët për fryrjen e numrave të personave të prekur me Covid, ndërkohë që vazhdimisht ka bërë parishikime për uljen e rasteve të të prekurve, të cilat duhet thënë se derimë tani nuk i kanë dalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME