Categories Lajme

‘Po mbetëm në këmbë gjysma jemi mirë’, flet kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve

Ndër aktivitetet më të prekura nga izolimi dhe oraret e reja të vendosura në vend, kanë qenë baret dhe restorantet, që gjatë kësaj periudhe kanë pësuar rënie të konsiderueshme ekonomike. Gazetarja Fjona Çela ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj. Ai deklaroi se Komiteti i Ekspertëve mori vendimet pa u konsultuar fillimisht me ta, ndërsa theksoi se nëse vazhdohet me këto ritme mund të shkojë drejt mbylljes gjysma e këtyre aktiviteteve. “Ne nuk e kuptojmë sesi Komiteti i Ekspertëve arriti në përfundimin që baret dhe restorantet e shpërndajnë më së shumti virusin, se të gjitha aktivitetet e tjera. Ne ende nuk merremi me pjesën e përgjegjësisë personale të individëve, ne nuk themi se pse në qendrat tregtare nuk respektohen masat, çfarë ndodh në stacionet e urbaneve, nuk bëhet çdo gjë vetëm me gjoba.

Unë mendoj që bizneset e tjera deri në orën 10:00 e kanë kryer aktivitetin e tyre, ndërsa ne duhet të mbyllemi që në 09:00 pasi njerëzit brenda orës 10:00 duhet të jenë në shtëpi. Në këtë mënyrë ka ikur turni i dytë i këtyre bizneseve. Komiteti duhet të marrë masa, dhe të kenë parasysh jetesën në mënyrë dinjitoze të gjithësecilit prej nesh, pasi ne mbahemi prej tyre. Klubet dhe diskotekat janë të mbyllura që prej muajit Mars, dhe nuk kanë pasur asnjë lloj ndihme për këto biznese.

Problematikat më të mëdhaja janë humbja e stafit, të cilin na u desh që të largonim nga puna, ka pasur probleme me shlyerjen e pagesave, me kreditë e prapambetura, me qiradhënësit, jemi lënë të veçuar dhe pa asnjë mbështetje. Jo të gjithë i kanë marrë pagat e luftës, që një pjesë as nuk do ti marrin më ndonjëherë, te kjo pjesë nuk di të them nëse ka qenë çështje teknikalitetesh apo është bërë qëllimisht. Në maj pati 10-15% të aktiviteteve që nuk mund të rihapeshin më. Deri në shtator, disa biznese ecën me shpresën që do të rimëkëmbëshin, dhe kjo nuk ndodhi. Po qemë në këmbë gjysma e bizneseve pas kësaj vale do të ishte shumë mirë. Patjetër që është një goditje e rëndë, ne kemi që në Mars që nuk punojmë në mënyrën më të saktë të mundshme”, u shpreh Jahaj. “Ajo që mendoj unë është një ndërhyrje një formë grantesh nga ana e qeverisë”, tha më tej Jahaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME