Categories Lajme

23 vite nga vdekja e Dianës, flet zjarrfikësi që shkoi për ta shpëtuar

Kur zjarrfikësi Xavier Gourmelon gjeti një grua bjonde ulur në sediljen e pasme të një makine të rrëzuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997, ai i tha asaj të rrinte e qetë. Ai nuk ia kishte idenë se kush ishte e aksidentuara, por nuk besonte se ajo kishte rrezik për jetën pasi e gjeti të vetëdijshme dhe me sytë hapur. Fillimisht i dha pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe i mbajti dorën për ta ngushëlluar. Diana pastaj u dëgjua të fliste: ‘Zot, çfarë ndodhi?’.

Ai pretendon se Princesha e Uellsit nuk kishte shenja gjaku mbi trupin e saj dhe, megjithëse mund të shihte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, nuk besonte se ishte diçka serioze. Por vetëm pak çaste më vonë gjithçka ndryshoi në pak sekonda kur ajo pësoi arrest kardiak. ‘Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Më vonë mora vesh se ajo kishte vdekur në spital’.

‘Mësova se kishte pasur hemorragji të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende në mendjen time. Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë’, tha zjarrfikësi. ‘Atëherë nuk e kisha idenë se ishte Princeshë Diana. Vetëm kur u fut në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo’,- përfundon ai rrëfimin. Gourmelon u shpreh më pas se u mërzit shumë kur mori vesh se Princesha kishte ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME