Categories Lajme

Porti i Vlorës, kufizimi i lëvizjes së pasagjerëve, sezoni veror i dështuar

Sezoni i ketij viti, referuar dhe shifrave të levizjes gjatë muajit gusht mund të cilësohet i dështuar. Sipas autoriteteve portuale, shkak padyshim mbetet pandemia e covid që ka sjellë dhe kufizim të lëvizjes së pasagjerëve në hyrje dhe dalje nga porti i Vlorës.

Një situatë problematike, ndërsa shifrat flasin, për të paktën edhe gjatë muajit gusht, por edhe gjatë gjithë sezonit në rreth 80% të lëvizjes Festim Skendaj, shefi i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës, konfirmon se në bazë të planifikimit, referuar dhe shifrave të një viti më parë, ishin parashikuar në dalje gjatë muajit gusht rreth 30 mijë pasagjerë, ndërsa shifrat nuk shkuan më shumë se rreth 6 mijë pasagjere që kanë dalë nga porti i Vlorës.

Ndërsa referuar hyrjeve dhe daljeve, planifikimi ishte në rreth 50 mijë pasagjerë gjatë muajit gusht, por shifrat nuk shkuan në më shume se rreth 10 mije pasagjerë në total, në hyrje dhe dalje. Shifrat e muajit gusht, por dhe të sezonit tregojnë se ky sezon ishte i dështuar për portin.

Skendaj bën me dije se shifrat janë në vetëm 20% të parashikimeve ose rreth 80% më pak se gushti i vitit të kaluar, ndërsa shkak mbetet padyshim pandemia nga covid. Situata e këtij viti ka qenë problematike, ndërsa edhe për periudhën në vijim referuar muajit shtator apo dhe më tej gjithçka do të varet nga kushtet dhe situata nga covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME