Categories Lajme

25 prill 1957 – Ardhja e dy minaheqëseve bregdetare Projekt 255

25 prill 1957 – Ardhja e dy minaheqëseve bregdetare Projekt 255

Datë në historinë e Forcës Detare Në bazë të marrëveshjes midës Shqipërisë dhe ish-BRSS të datës 4 shkurt 1957, në 25 prill 1957, mbërritën në Shqipëri, Durrës, dy minaheqëse bregdetare Projekt 255, të nisura nga Odesa dhe që më pas do të quheshin “Dragaminat e Radës” ose “Dragaminat e Vogla”. Këto ishin dy të parat në paketën prej gjashtë minaheqëse të këtij projekti që do të pajisej Flota Luftarake Detare deri në vitin 1960.

Në 17 maj 1957 në prezencë të autoriteteve të larta shtetërore, në portin e Durrësit, u ngrit flamuri luftarak në bordin e dy minaheqëseve, tashmë me numër bordi MH 333 “Vlora” dhe MH 334 “Himara”. Komandant i minaheqëses MH 333 “Vlora” u emërua Toger Selam Qejvani dhe i MH 334 “Himara”toger Vangjel Nano. Dy minaheqëset u rrjeshtuan organikisht në Grupin e Minaheqëseve me komandant Kapiten i Rangut të Tretë Mark Plani.

Dy minaheqëset do të ishin pjesë e operacionit të çminimit të Kanalit të Korfuzit midis Flotës Luftarake Detare Shqiptare dhe Forcave Detare Greke nga 15 mars deri 2 gusht 1958. Mbas ardhjes në katër minaheqëseve të tjera, gjashtë minaheqëset u ndanë midis Flotiljes së 52 të Sazanit dhe Flotiljes 66 të Durrësit dhe më pas 1974, BUD-eve respektive. Në vitin 1993, mbas riorganizimit të Forcave të Mbrojtjes Detare, pseë nga minaheqëset e Projektit 255 dhe 255K i kaluan Distriktit Detar të Durrësit (kepi i Palit) derisa dolën nga armatimi. Minaheqësja e gjashtë në atë ishte kohë rimont në Kantierin Detar të Pashalimanit dhe u planifikua për ti kaluar Shërbimit Hidrografik, kalim i cili nuk u bë kurrë për shkak të ngjarjeve të vitit 1997. Nga Artur Mecollari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME