Categories Lajme

Zyrtarizohet vendimi, cilat biznese nuk do të paguajnë tatim fitim në 2020

Si një masë mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19, bizneset e vogla me qarkullim nga 5 në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim fitimi në vitin 2020 (që është 5%), ndërsa bizneset deri në 5 milionë lekë e kanë me ligj zero tatim fitimit.

Akti Normativ për ndryshimet në tatimin për të ardhurat, përcakton që “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.”

Për bizneset e mëdha parashikohet shtyrje e tyre deri në shtator 2021, por jo falje. Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prillqershor dhe korrik-shtator 2020, nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.

Kush përjashtohet

Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe frutaperimeve, si dhe tatimpaguesve të listuar në pikën 12, të këtij neni.

Lehtësi për call center dhe fason

Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021./Burimi: Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME