Është lansuar Audi SQ8, modeli i modifikuar karakterizohet edhe me peshën e rëndë, e cila ka 2,440 kilogramë.
Kompania ABT Sportsline, firma amë prodhuese e veturave e së cilës është Audi, ka lansuar së fundmi modelin e modifikuar SQ8, pak muaj pas lansimit të këtij të fundit. Të njëjtit kanë bërë të ditur edhe përformancat e makinës, duke thënë se ajo posedon motor 4.0-litërsh të modelit V8, që ia mundëson të kapë 520 kuaj-fuqi, ndryshe nga versioni standard që ka kapacitet prej 435 sosh.
Tutje, modeli i modifikuar karakterizohet edhe me peshën e rëndë, e cila ka 2,440 kilogramë. ABT Sportsline ka bërë të ditur se prodhimi i tyre do jetë në gjendje të arrijë 100 km/h për vetëm 4,4 sekonda. Shpejtësia maksimale e mjetit lëvizës është 250 km/h.