Categories Lajme

2500 euro për të kaluar jashtë shtetit, kapen 2 shoferë kamionesh

Policia Kufitare masa shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Masa  edhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve. Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen  janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili. Arrestohen në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Sekuestrohen vlera monetare në Euro dhe Paund.

Kapet dhe ndalohet edhe  një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave  shtesë për  intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë,  në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

  • Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi  se shtetasi  Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”. Shtetasi  E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni. Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative  për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë  të reja gjobë secili. Po gjatë kontrolleve  u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e  linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar. Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e  eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi  D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt  Italisë, i cili  u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç,  banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.

Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi  G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja. Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues  shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur  ne Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini. Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative  gjobë  në masën 20 mijë lëkë të reja. Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim  Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se  është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim.  Ndalimi i saj u bë  me qëllim ekstradimi drejt Italisë . Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit  duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME