Categories Lajme

257 ditë që nga koha kur doli pozitive, 35-vjeçarja vuan ende pasojat e virusit

Edhe pse e ka kaluar në një formë të lehtë virusin, duket se një 35-vjeçare kanadeze po vuan pasojat e tij, edhe pse kanë kaluar 257 ditë nga momenti kur ajo u diagnostifikua pozitive me Covid.

Ashley Antonio e kaloi sëmundjen me simptoma të lehta, por tani po vuan nga ato që quhen “pasoja afatgjata”. Sot, ajo ka shpesh dhembje koke të fortë dhe enjtje të kyçeve, ndërsa shton se ka ditë kur nuk mbushet me frymë, ndërsa sqaron se nuk ka pasur sëmundje të tjera që të mund të rëndonin gjendjen e saj.

“Ka ditë që ndihem mirë, ka të tjera që nuk marr dot frymë kur zgjohem. Kam qenë shumë e shëndetshme, nuk kam pasur sëmundje të tjera më parë. Thjesht, virusi erdhi dhe më shkatërroi jetën”, u shpreh Antonio për CBC. Sipas saj, iu deshën 5 muaj pushim nga puna për të marrë veten, por edhe sot e ka të vështirë të ngjisë shkallët pa iu marrë fryma, pavarësisht se bënte stërvitje çdo ditë para sëmundjes.

“Mediat dhe mjekët të japin përshtypjen se nga kjo sëmundje ose shërohesh për 10 ditë, ose vdês. Por, ka një grup të madh njerëzish që janë diku në mes, jeta e të cilëve ndikohet në mënyrë të tmerrshme”, shtoi 35-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME