Pas fillimit të ligave evropiane dhe kampionateve për sezonin 2020-2021, kusht nga rregulloret e FIFA dhe Federatat e Futbollit përkatëse të çdo lige është edhe kryerja e tamponit tek lojtarët para fillimit të një ndeshjeje, në mënyrë që të minimizohet përhapja e mundshme e Covid-19 .
Një hap të tillë ka ndjekur edhe Napoli mëngjesin e ditës së djeshme para ndeshjes ndaj Real Sociedad në Europa Legaue. Të gjithë kanë dalë negativë përveç dy lojtarëve shqiptarë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, të cilët para disa ditësh njoftuan shërimin e tyre nga Covid-19, ndërsa kanë dalë përsëri pozitivë në testin e djeshëm. Dy futbollistët e Kombëtares janë izoluar menjëherë, teksa pritet të testohen sërish.
Për Hysajn, i cili gjatë kohës kur ishte pozitiv qendroi në Shqipëri, nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një riinfektim, apo një test fake që ka bërë teksa udhëtonte drejt Italisë. “Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.
