Categories Lajme

26 shtetas shqiptarë deportohen nga Spanja, arrestohet Vlonjati

26 shtetas shqiptar që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil, janë deportuar sot nga Spanja.

Gjatë përpunimit dhe intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të procedurave të verifikimit, polici arrestoi 50-vjeçarin, me qëllim ekstradimin, ndërsa Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptar që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.

Policia Kufitare e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme.

Pas një pune intensive intervistimi dhe verifikimi të detajuar, në bashkëpunim edhe me Interpol Tiranën, Policia Kufitare e Rinasit vuri në pranga personin e dyshuar që i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme.

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 50-vjeçari nga Vlora.

Në Rinas, nëpërmjet një fluturimi me charter u deportuan dhe u riatdhesuan nga Spanja 26 shtetas shqiptar, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar dhe azil.

Gjatë përpunimit dhe intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B. Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

Ky shtetas i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME