Categories Lajme

27.3 milionë USD investime për 2019, AlbChrome ja zgjat me 20 vjet jetën minierës në Bulqizë

Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania.
Së fundmi ka nisur funksionimin “Kali i Betejës” i një vargu të tërë investimesh, Pusi numër 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, një investim gjigand që nuk ngjen të ngjarë as në epokën e komunizmit. Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome, Luan Saliaj shpjegon se “Ndërtimi i pusit 9, së bashku me të gjitha instalimet e tjera tekniko teknologjike bashkëkohore me vlerë gati 20.5 milion USD, Traverbanku i Klosit me vlere rreth 5,2 milion USD dhe montimi i makinës së re ngritëse në Pusin nr. 3 me vlerë 1.6 milion USD do të bëjnë të mundur vazhdimin e aktivitetit minerar në këtë minierë në kushte të sigurta pune”.

Hapja e Pusti nr. 9 pritet të sjellë realizimin e një prodhimi vjetor të minierës prej 100 mijë ton mineral kromi, çka do tia rrisë jetëgjatësinë asaj me të paktën 20 vite, gjë që premton hapjen e vendeve të reja të punës.
Ky projekt gjigand, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2014, u finalizua me sukses dhe është një nga projektet më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Minierën e Bulqizës, por për të gjithë ekonominë e Shqipërisë, pasi një investim strategjik i tillë rrit ndjeshëm kapacitetin prodhues të minierës, duke ulur kostot e prodhimit të ferrokromit. Hapja e pusit 9, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD, shifër kjo e cila do t’i kalojë 70 milionë USD brenda vitit 2021.

Kompania është gjithashtu një punëdhënës mjaft i madh.
Që kur AlbChrome mori në zotërim minierën kryesore të Bulqizës, numri i punonjësve të saj është shtuar me mbi 400, kryesisht me të punësuar të rinj nga qyteti i Bulqizës. Në fakt, aktualisht janë të punësuar mbi 1200 punonjës, nga 841 që kanë qenë më 2013, dhe pritet që numri i personelit të shtohet me të paktën 200 profesionistë të tjerë në subjektet e Minierës së Kromit në Bulqizë, në Traverbankun e Klosit, në Impiantin e seleksionimit në Klos, në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Deri më tani për të gjithë këta punonjës alokohet një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh,

ndërkohe qe Grupi Balin ka patur një fond total pagash prej 49,6 milionë euro për vitin e kaluar. Punësimi dhe këto të ardhura janë një proces zinxhir që ndikojnë në rritjen e konsumit, të mirëqenies dhe në pagimin e më shumë taksave në të gjitha lokalitetet ku kompania vepron.
Vetëm vitin e fundit, AlbChrome ka hapur mbi 100 vende të reja pune dhe kjo shifër pritet që të rritet me investimet në pusin nr. 9.
Në vitin 2020, Albchrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësise të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhurkapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furres nr. 3 në UFK Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME