Categories Lajme

27 shkurti apo 6 marsi, cilën datë do të dekretojë Meta për zgjedhjet e pjesshme lokale

Presidenti Ilir Meta deklaroi se data e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të jetë 6 marsi. Kreu i Shtetit e konfirmoi lajmin gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme.

Meta tha fillimisht se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në vend mund të jenë 27 shkurti ose më 6 marsi, në varësi të kohës se kur do të bëhet dekretimi, nëse do të bëhet sot apo nesër. Por, më tej në intervistë Meta theksoi se data do të jetë 6 marsi.

Në rast se do të më duhet të dekretojë pas emisionit me ju më duhet të dekretoj 27 shkurtin. Në rast se do të më duhet të shprehem nesër do të dekretoj 6 marsin. Normale si shenja dash unë anoj nga marsi. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit.

KQZ ka sjellë vakanca për tri bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po tre bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME