Categories Lajme

27-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë, pasi prej disa muajsh përndiqte një shtetase

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi prej disa muajsh përndiqte një shtetase.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi A.C, banues në Shijak dyshohet se ka përndjekur një shtetas për  disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë. 

Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cross road”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e  tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME