Categories Lifestyle

27-vjeçari: Kam prova se babi im është geii, a t’i tregoj mamit?!

“E dashur psikologe, një ditë hyra tek kompjuteri i babit për të dërguar një email dhe gjeta prova që më bëjnë të dyshoj se ai ka marrëdhënie me një burrë tjetër. Unë lexova disa mesazhe në adresën e tij që më shokuan. Nuk doja ta bëja dhe të hyja në privatësinë e tij, por më shkuan sytë vetë.

Në mesazhe kishte fjalë dhe deklaratë që asnjë mik i ngushtë nuk mund t’i bëjë, ato fjalë kalonin përtej miqësisë. Madje mesa kuptova, përveç mesazheve të shkëmbyera, ata ishin takuar shpesh. Pyes veten nëse duhet t’i tregoj mamasë apo jo. Unë jam 27 vjeç dhe nuk jetoj me ta, por kur shkova me pushime zbulova të vërtetën e hidhur.Unë i kam provat në dorë, por e shoh babain të mërzitur këto kohë, mbase është i mërzitur me mamanë time.

Nuk ma merrte mendja kurrë se babai im mund të ishte gay dhe të kishte ndjenja për një burrë tjetër. Unë mendoj se mamaja duhet t’i dijë këto gjëra që kam zbuluar. Më tregoni a është gjëja e duhur,” i ka shkruar 27-vjeçari psikologes.

Psikolgia: Unë e kuptoj shqetësimin tuaj, por ju mund të hapni telashe të mëdha, mbase pa shkak. Mbase ju i keni keqkuptuar ato email-e. Babai juaj nëse është i mërzitur nuk besoj së është për shkak të preferencave të tija seksuale. Unë mendoj që të mos ngatërroheni me këtë çështje dhe t’i lini ata t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME