Mbyllet çerdhja nr. 16 në kryeqytet, pasi dyshohet se disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë. Prindërve u është kërkuar që t’i marrin fëmijët e tyre nga kjo çerdhe. Për rrjedhojë, stafi është futur në karantinë për 14 ditë. Ndërkohë, janë konfirmuar disa raste pozitive me koronavirus edhe në bashkinë e Tiranës. Shumica e rasteve mësohet se janë në zyrën e Urbanistikës.

