Categories Lajme

Këtë javë nis asfaltimi i bypass-it të Vlorës/ Rama: Brenda muajit hapet gara për “Korridorin Blu”

Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndalën sot në Fier ku panë nga afër punimet e kryera për ndërtimin e këtij bypass-i.

Balluku e informoi Kryeministrin Rama se punimet në bypass-in e Vlorës kanë ecur shumë mirë. Madje, tha ajo, edhe përtej parashikimeve. “Këtë javë nisim asfaltimin në një pjesë të mirë të rrugës.

Kanë ecur edhe veprat e artit, edhe në Belvedere kanë ecur punimet që kemi vendosur me bashkinë që ta bëjmë“, u shpreh ministrja. “Me përfundimin e dy bypass-eve të Fierit dhe të Vlorës, Tunelit të Llogorasë si dhe aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, që për këto dy vepra do të hapet gara ndërkombëtare brenda këtij muaji, do të transformohet qenësisht infrastruktura rrugore e Shqipërisë turistike”, tha Kryeministri Rama.

Ndërtimi i bypass-it të Vlorës do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik kur edhe fluksi i vizitorëve në qytetin e Vlorës, dhe gjithë bregdetin e jugut, është i lartë. Bypass-i i Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. E gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME