Categories Lajme

279 raste të reja, dy pacientë humbin jetën

Ministria e Shendetesise raportoi se ne 24 oret e fundit jane infektuar me COVID 279 persona nderkohe qe dy paciente kane humbur jeten nga prekja prej virusit.

NJOFTIMI: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2387 testime, 279 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 483 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki:

86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.

Janë 3763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç. Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME