Categories Lajme

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, reagon familja e tij: Nuk dyshojmë për asnjë, personi që ndihet i kërcënuar gënjen

Kastriot Reçi, pronar i një TV lokal dhe një bar-kafe është vrarë në datën 7 janar të vitit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qender të qytetit të Rrëshenit, bashkia Mirditë. Katër vite më parë Kastriot Recit i vranë vëllain, Gasper Reçi në Romë të Italisë.

Lidhur me këtë atentat, një person ka aluduar se ndihej i kërcënuar nga familja e të ndjerit pasi këta të fundit dyshonin se ai ishte autori i vrasjes.

Sot ka ardhur një reagim nga ana e familjes së biznesmenit të ekzekutuar, ku thuhet se nuk dyshonin tek asnjë person mbi atentatin e ndodhur dhe se personi po gënjente.

Njoftimi i Plotë nga famija Reçi: Pershendetje! Nisur nga deklarata e dhene sot ne media nga nje person i panjohur per familjen tone, qe ngreh aludime se jeta e tij vihet ne rrezik pasi ka qene i dyshuar nga prokuroria per ekzekutimin e familjarit tone te ndjere Kastriot Reçi dhe se emri i tij ka qene pjese e dosjes hetimore.

Ne si familje e ndjejme per detyre kete reagim publik, pasi ne nuk jemi ne dijeni te asnje te dyshuari nga organet kopetente te drejtesise dhe te asnje personi te dyshuar nga prokuroria. Gjithashtu bejme me dije se po mundohet te spekulohet nga ana e ketij personi qe jeta e tij po kercenohet nga lidhjet me hetimet qe jane kryer apo po kryhen per vrasjen e familjarit tone.

Duam te theksojme se kemi qene dhe jemi te hapur per cdo bashkepunim me te gjitha organet kopetente te drejtesise dhe se cdo aludim i personit ne fjale per perfshirjen e familjes tone ne kercenimin me jete te tij eshte nje genjeshter dashakeqse per te mos thene se eshte nje trillium i mire-perpunuar nga personi ne fjale ne bashkpunim me struktura e segmente te vecanta te policise se shtetit te inkriminuara me krimin. Familja Reçi .Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME