Categories Lajme, Turizëm

3 metra larg njëri-tjetrit në det, si shihet draft-protokolli, flet Vasil Bedinaj

Stina e verës po vjen por pandemia do e bëjë të vështirë shkuarjen në det. Kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, komentoi në “Ditari” në A2 draft-protokollin e përbashkët të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Shëndetësisë, që propozon masat që duhet të merren nga operatorët turistik për sezonin veror.

”Ky draft kërkon një kohë të caktuar për të përgatitur stafin dhe plazhet. Duke marrë parasysh se ky sezon nuk do të jetë si ai i kaluari, nuk do të kemi të njëjtin numër turistësh. Urojmë që të kemi 50% të turistëve të vjetshëm dhe me këtë numër do të jetë e mjaftueshme, nuk do të vuajmë për hapësirë”.

Nga ana tjetër, ai pohon se “Nuk kemi kundërshtim për draftin, por ajo që do të diskutojmë me bashkitë janë tarifat e hapësirave publike. Për shkak të kushteve të protokollit, do të na duhen më shumë hapësirë publike dhe duhet të ulen tarifat. Shpresojmë që pushteti lokal dhe shteti të na mbështesë. Jemi sektor që nuk kemi dhjamë, fitimet tona i rihedhim përsëri. Sa më shpejt të hapemi, aq më shumë do të përfitojmë për këtë sezon”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME