Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytni. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore. Disa mendojne qe njerezit pasi vdesin shkojne ne parajse ose ne ferr por nga ana shkencore pasi kalon nje pjes kohore e gjate qe personi ka vdekur atij i ngelet vetem skeleti.
Më poshtë ju sjellim tri pendesat më të mëdha të njerëzve, në shtratin e vdekjes:
- Sikur të kisha folur më shpesh sikur e ndjeja
Jeta është vërtet tepër e shkurtër dhe duhet shpenzuar në mënyrën e duhur. Ne duhet të përpiqemi gjithmonë të projektojmë versionet më të vërteta të vetes dhe gjithmonë të flasim ashtu siç mendojmë. Asnjëherë mos rrini të heshtur kur është koha për të folur. Do të pendoheni!
- Sikur të kisha kaluar më shumë kohë me familjen
Edhe pse ne punojmë shumë për të arritur atë që aspirojmë, kurrë nuk duhet të harrojmë familjen tonë. Mos lejoni që ambicia t’ju verbojë. Shumë njerëz në fazat e fundit të jetës vetëm donin të kishin kaluar më shumë kohë për miqtë dhe familjet e tyre.
- Sikur të kisha qenë më i lumtur
Lumturia në fund të fundit është një zgjedhje që ne e bëjmë ose nuk e bëjmë. Shpesh, rrethanat na detyrojnë të jemi më shumë të stresuar sesa të lumtur. Jeta është e vështirë, por është dhe e shkurtër, ndaj mos lejoni që një çast të prishë lumturinë tuaj. Shumë njerëz, në ditët e tyre të fundit, vetëm dëshirojnë që të kishin qenë më të lumtur, pavarësisht rrethanave.
